Kombëtarja e Anglisë i paska vjedhur vëmendjen Erida Marashit, ish-konkurrentes së “Love Island Albania” dhe jo pa arsye! E pyetur në spektaklin sportiv “Kampionët” në Tv Klan, nga Marina Vjollca për arsyen, Erida zbulon se paska të njëjtin fiksim me Kim Kardashian! Bëhet fjalë për lojtarin 20-vjeçar Jude Bellingham që ia paska marrë mendjen edhe bukuroshes shqiptare.
Marina Vjollca: Erida do më shuash një kuriozitet, pse po e ndiqje me aq zell kombëtaren e Anglisë?unë po të flisja dhe Erida më thoshte një sekondë, një sekondë. E di që e para është Shqipëria tek zemra jote, e dyta Italia, po Anglia pse?
Erida Marashi: Të them të drejtën nuk e kam parë shumë, por jam si Kim Kardashian, e kam fiksim atë Jude Bellingham.
Marina Vjollca: Ah e paska një arsye për Bellingham! Qenke në konkurrencë me Kim Kardashian se edhe ajo e kishte fiksim!
Erida Marashi: Po, kemi të njëjtin fiksim unë e Kim Kardashian./tvklan.al