Lajme Arkiva 2004

Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi i ka konsideruar spekulime deklaratat e liderit demokrat Sali Berisha dhe të pasqyruara në raportet e ndërkombëtarëve se zgjedhjet parlamentare janë kushti kryesor për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizimin asocimit.

Meksi i cilësoi zgjedhjet e ardhshme një nga prioritetet, por jo si  kusht vendimtar për ecjen drejt Evropës.

Ermelinda Meksi: Kush e ka bërë këtë lloj caktimi, spekulimi i politikës të cilin besoj, me këtë takim unë dëshiroj ta shmangim. Po të shikoni dokumentin është një prioritet si dhe shumë të tjera, pa të cilat është shumë e vështirë kuptimi i arritjes së standardit.

E pyetur nga televizioni Klan nëse ka ndërmend të jap dorëheqjen përball presionit të opozitës dhe riedukimit të kompetencave nga kryeministri Nano, Meksi tha:

Ermelinda Meksi: Besoj se kjo punë e madhe është angazhim në detyrë dhe e fundit gjë që besoj është kjo që ju thatë sepse besoj se është një angazhim kombëtar dhe jo personal. Personalisht do isha shumë komode të mos kisha këtë detyrë kaq të vështirë.

Deklaratat e zonjës Meksi pasuan vërejtjet dhe këshillat e të dërguarit të Komisionit Evropian Zhak Kalino në lidhje me marrëveshjen e partneritetit evropian të cilën duhet ta paraqes qeveria shqiptare.

Kalino tha se ekspertët shqiptarë duhet ti rikthehen edhe njëherë raporteve me rekomandimet e komisionit evropian për vitet 2002-2003 dhe të fundit 2004, duke sjellë shembullin e Letonisë kalon dhe paralajmëron zyrtarët shqiptarë të jenë korrekt me treguesit financiar, të cilat do i paraqesin komisionit evropian, në mënyrë që të tërheqin financime për tre vitet e ardhshme në kuadër të procesit të integrimit./tvklan.al