Goli i tretë me fanellën e Beshiktash ka ngritur në pedestal Ernest Muçin. Sulmuesi realizoi në fitoren që bardhezinjtë morën 2-0 ndaj Ankaraguxhu, për të dhuruar një nga performancat më të mira në fushën e lojës.
Loja e 23-vjeçarit u vlerësua me notën 8.4 për të garantuar kështu një vend në formacionin më të mirë në Superligën turke.
Në një rreshtim 4-1-4-1, Muçi gjendet pas krahëve të shokut të skuadrës Muleka, teksa pranë tij gjendet një emër i njohur si Dris Mertens. Sulmuesi shqiptar ka qënë tepër efikas për Beshiktash skuadër ku u transferua nga Legia e Varshavës në këtë merkato janari.
Kjo është hera e dytë që ish-lojtari i Tiranës përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke. Forma e mirë në radhët e Beshiktash e favorizon për të qenë i gatshëm edhe për trajnerin e Sylvinhos në Euro2024.
Klan News