Këto janë momentet kur Erzen Breçani paraqitet në SPAK. Siç ka mësuar gazetarja Glidona Daci, ai do të merret i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Prokurori i çështjes do t’i komunikojë atij akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahjes së autorit të krimit.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit u lirua së fundmi nga qelia dhe Gjykata e Posaçme e Apelit e la në “arrest shtëpie”.

Breçani u arrestua në vitin 2023 pas një operacioni të SPAK me dyshimet se ka investuar para të cilat janë krijuar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës, kryer nga djali i tij, Eralb Breçani si dhe ka përkrahur autorë krimesh duke dhënë informacione.

Erzen Breçani i pati mohuar akuzat duke thënë se nuk kishte shkelur ligjin dhe se ishte në qeli prej djalit. (Lexo më shumë)

/tvklan.al