Kim Kardashian është ‘e fiksuar’ pas Jude Bellingham.

Lojtari i “Tre Luanëve” është bërë së fundmi edhe ambasador i markës së saj, Skims. 43-vjeçarja postoi disa foto të 20-vjeçarit në rrjetet e saj sociale ku ai kishte pozuar me veshjet e kompanisë.

Në diçiturë, Kim shprehu vlerësimin për të riun teksa njoftoi se është edhe imazh i kompanisë. Por  influenca e Bellingham s’është e vetmja gjë që e ka mahnitur biznesmenen.

Një burim për Heat Magazine tha se ajo e ka fiksim yllin e Real Madridit.

“Ta bënte Jude t’i bashkohej Skims ishte diçka e madhe. Ai është një nga lojtarët më në vëmendje të momentit, kështu që është lëvizje e madhe për të (Kim). Ai jeton në Madrid dhe ajo e di që është i lidhur, por s’është sekret që nëse ai do të ishte beqar, Kim do ishte aty”.

Burimi shtoi se Kim “nuk pushon së foluri sesa seksi është Jude”. “Jude është seksi dhe ajo nuk sheh asgjë të gabuar në pëlqimin e saj”.

Bellingham është i lidhur me influenceren hollandeze laura Celia Valk. Ata e mbajtën të fshehtë në muajt e parë derisa 25-vjeçarja ua tha grimierëve të saj gjatë një seti fotografik në muajin prill./tvklan.al