Lajme Arkiva 2004
Politika pengon zhvillimin e biznesit, kjo ishte deklarata e kryeministrit Fatos Nano gjatë takimit me biznesmen organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Fatos Nano: Ndaj pengesave që ju sjell politika dhe konflikti politik por e kam fjalën për atë bezdi që jam i sigurt se edhe ju ndieni nga një fushatë elektorale e pandërprerë.
Kryeministri ka kërkuar bashkëpunimin e biznesit për uljen e evazionit fiskal në këmbim të uljes së taksave.
Fatos Nano: Ne nuk mund të ulim bie fjala trysninë fiskale mbi ju në qoftë se nuk krijojmë një partneritet dualial me ju për të luftuar evazionin fiskal. Ne nuk mund të taksojmë barrën fiskale nëse nuk zgjerojmë barrën fiskale.
Kryeministri shprehu garancinë e tij për bashkëpunim në krijimin e lehtësive për nxitjen e biznesit, si dhe uljen e shkallës së korrupsionit që sipas Nanos po i kushton shtrenjtë edhe qeverisë./tvklan.al