Lajme Arkiva 2003

Për banorët e Krujës ka filluar furnizimi me ujë të pijshëm. Falë një financimi të bankës gjermane KFW dhe qeverisë shqiptare është realizuar faza e parë e ndërtimit të një ujësjellësi të ri, i cili bën të mundur aktualisht furnizimin me ujë të pijshëm 10 orë në ditë.

Në përurimin e fazës së parë të ndërtimit të ujësjellësit ka marrë pjesë Ministri i Rregullimit të Territorit dhe turizmit Besnik Dervishi, kryetari i bashkisë së qytetit, përfaqësues të ambasadës Gjermane si dhe një nga drejtuesit e bankës KFW Ingrid Majer.

Ministri Dervishi pasi ka uruar banorët e Krujës ka falënderuar përfaqësuesit e bankës e cila ka dhënë kredi edhe për rregullimin e ujësjellësve në Korçë, Elbasan dhe Fier.

Banorët e Krujës i ka përshëndetur edhe përfaqësuesja e bankës gjermane, zonja Majer, e cila i ka siguruar banorët se shumë shpejt ata do të kenë ujë pa ndërprerje në shtëpitë e tyre. Me përfundimin e fazës së dytë të punimeve të ujësjellësit që pritet të nisen në vjeshtë të këtij viti./tvklan.al