Qyteti i Sarandës ishte qyteti i fundit i turit veror të finalistëve të “Akademisë së Yjeve”.
Ata ishin te ftuarit special të kompanisë “Eagle Mobile”, e cila organizoi në Sarandë javën e “Eagle Mobile” me aktivitete argëtuese, sportive dhe muzikore.
Pikërisht koncerti i mbylljes i ishte besuar artisteve të rinj të “Akademisë së Yjeve”, të cilët tashmë janë bërë të famshëm me koncertet open air, duke mbledhur mijëra spektatorë që i ndjekin me admirime e ovacione të zjarrta.
Megjithëse kanë performuar tashmë në shumë qytete të Shqipërisë, ankthi dhe emocioni përpara koncertit të fundit në Sarandë është i dukshëm.
“Është emocion shuam herë më i madh se dhe emocioni i turneut të parë, por dhe keqardhja që ky turne po mbaron pasi përjetuam disa çaste të mrekullueshme.”
“Përpara se të fillonte turne kam qenë shuam e emocionuar, kam pasur shuam emocione se si do të dilnim. Nuk e imagjinoja që do na prisnin kaq mirë.”
“Është një eksperiencë e mrekullueshme të qëndrosh para mijëra vetave, t’i bësh për vete për një spektakël rreth 3 orë.”
“Si nata e fundit e shfaqjeve që ne do të bëjmë në turne. Vërtet ndjehem e mërzitur e pikëlluar, por gjithashtu dhe e emocionuar se do ët jetë hera e fundit ku ne do të shprehim veten, do të tregojmë emocionet.”
Por Saranda ndoshta ishte qyteti më mikpritës. 30 minuta përpara fillimit te koncertit, një lumë i madh njerëzish, i cili fillonte në vendin ku ish montuar skena, por nuk i dukej fundi, shoqëroi për më shumë se 3 ore koncertin e artistëve te rinj të “Akademisë së Yjeve”.
Dukej sikur e gjithë Shqipëria ishte mbledhur atë natë në Sarandë për të ndjekur muzikën e bukur, moderne e folklorike të interpretuar nga të rinjtë më të talentuar të Shqipërisë.
Mbrëmja e fundit e javës së “Eagle Mobile” i dha qytetit të Sarandës festën më të bukur nën shoqërinë e finalisteve të “Akademisë së Yjeve”.
Prezantuesit e koncertit e kishin të pamundur të mbyllnin shfaqjen atë natë, pasi publiku nuk lëvizte nga sheshi duke kërkuar vazhdimin e koncertit.
Elhaida Dani: “Ishte një mrekulli e vërtetë, ishte një eksperiencë që nuk do ta harrojmë kurrë.”
Ardita Tusha “Besoj se kemi përcjellë gjithë energjinë rinore që kemi pasur, ishte vërtetë magjike.”
“Saranda ishte qyteti i fundit ku ne bëmë turneun dhe mund të themi me plot gojën se ishte ëmbëlsira e lënë për në fund.”/tvklan.al