Flamurtari do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit për këtë vit në shtëpi dhe përballë do të ketë Kamzën. Skuadra e Ernest Gjokës po lufton për mbijetesë, por për zv/trajnerin e vlonjatëve Ergi Lubani, i cili më parë ka qenë pjesë e stafit të Kamzës, kundërshtari ka më shumë vlera dhe duhet respektuar.
“Kamza nuk reflekton pozicionin në renditje me cilësinë e futbollistëve. Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta, pasi fituam me vendin e parë dhe pas 6 ditësh humbëm me vendin e fundit”, tha zv/trajneri i Flamurtarit, Ergi Lubani.
Fitorja është synimi në mendjen e kapitenit të Flamurtarit, Tomislav Busiç.
“Do të zbresim në fushë me mendjen për ta fituar ndeshjen dhe të marrim 3 pikët. Të fitojmë 1 – 0 apo 4 – 0 është njësoj.”
Te Kamza qëndrojnë në heshtje për të larguar presionin nga ekipi. Java e 17 e Superligës do të nisë sot në orën 18:00 me përballjen Partizani – Kukësi.
Tv Klan