Barcelona zyrtarizoi këtë të mërkurë emërimin e Hansi Flik si trajner të saj për 2 vitet e ardhshëm. Gjermani do të zëvendësojë Çavin e larguar nga drejtuesit e klubit katalanas pak pasi lajmëruan se do të vijonte bashkëpunimi me të.
Me Flik do të nisë në aventurë e re me shpresën që të kthehen sërish te trofetë që munguan në sezonin e fundit. Hansi Flik më herët ka drejtuar disa ekipe në Gjermani përfshi Bajernin e Mynihut dhe përfaqësuesen e këtij vendi.
Tv Klan