Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të martën ndaj Napolit në shtëpi.
Fonseca vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se kuqezinjtë janë gati dhe të motivuar për këtë përballje.
Sipas tij, shtyrja e ndeshjes me Bologna-n, e ka penalizuar ekipin, edhe për shkak të dy titullarëve që do të mungojnë ndaj kryesuesve. Tekniku kuqezi, refuzoi të zbulojë detaje për formacionin.
“Napoli është një skuadër shumë e fortë dhe më një trajner shumë të mirë. Këtë e tregon qartë edhe renditja. Po kalojnë një moment të mirë. Vijnë në këtë përballje shumë të motivuar, por edhe ne jemi të motivuar për këtë ndeshje.
Ne donim të luanim ndaj Bologna-s dhe shtyrja e ndeshjes ishte penalizimin për ne. Ishte e vështirë për ta menaxhonim situatën. Donim të luanim edhe për shkak të pezullimeve, tani do të na mungojnë Theo Hernandez dhe Reijnders.
Skuadra është stërvitur mirë dhe kam besim te lojtarët që do të luajnë nesër. Camarda konfirmoi atë që unë kam besuar gjithmonë. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer. Nuk do ta them formacionin. Leao ka punuar si të gjithë të tjerët dhe nuk ka shqetësim për këtë. Jemi të sigurt që ai do të kthehet shumë shpejt në atë që të gjithë presim. Nuk do ta them nëse do të luajë nesër apo jo. Është një situatë normale futbolli dhe veproj në bazë të zgjedhjeve që bëj.
Për momentin Napoli është kryesues dhe më i fortë, sigurisht mund të fitojnë titullin. Megjithatë në garë jemi edhe ne. Kemi një ekip të fortë dhe në rritje, mund të luftojmë për titullin. Pres shumë gjëra nga skuadra ime”, deklaroi Fonseca.
Ndeshja Milan-Napoli, do të luhet mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al