Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë me Italisë, këtë të shtunë në orën 21:00.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe ta nisin me këmbën e mbarë.
Sa i përket titullarëve, trajneri i Shqipërisë, duket se i ka dhënë fund dilemave për formacionin.
Pritet në portë Etrit Berisha, ndërsa Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë. Gjimshiti është i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes, ndërsa Ismajli duket se ka fituar balotazhin me Ajetin.
Silvinjo nuk e ndryshon skemën e kualifikueseve dhe në 4-2-3-1, dyshja para mbrojtjes, do të përbëhet nga Asllani dhe Ramadani. Seferi do të luajë në të majtë të sulmit, ndërsa Asani në të djathtë.
Bajrami, si gjithmonë do të jetë në rolin e fantazistit, pas sulmuesit kryesor, që do të jetë Armando Broja.
Ndeshja Itali-Shqipëri, por edhe të gjitha takimet e Europianit, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani; Asllani; Seferi, Bajrami, Asani; Broja.