Në këtë moment, sytë e gjithë  globit janë drejtuar në SHBA ku po mbahet gara presidenciale mes Donald Trump e Kamala Harris. Një celebrim i demokracisë e njëkohësisht një ngjarje që nuk prek vetëm SHBA-në por ndihet në të gjithë botën.

Gazetarja e Klan News, Enita Mema shpjegon për “Rudina” në Tv Klan ç’domethënie kanë efektet e fitores së njërit apo tjetrit kandidat për Shqipërinë dhe për shtetet e tjera.

Enita Mema: Për Shqipërinë, sikurse për të gjithë botën efekti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i zgjedhjeve dhe kush drejton Shtëpinë e Bardhë  është efekt domino dhe natyrisht ne e kemi ndier. Presidenca Biden, po e shpjegoj jo me shuëm teknicitete, u hapën luftëra. U hapën luftëra dhe sigurisht industria e luftës është industria më e fuqishme dhe më fitimprurëse padyshim, por solli rënie të ekonomisë në mbarë botën përveç gjithë problemeve të tjera.

Donald  Trump nuk ka qenë asnjëherë për këto dhe në fakt frontet e luftës gjatë kohës së presidencës së tij, pavarësisht problemeve me Iranin apo edhe me Kinën në njëfarë mënyre, me Kinën kanë qenë kryesisht ekonomike. Pra ai është më i fokusuar te ngritja e ekonomisë në mënyrrë tjetër ndryshe nga presidenca e demokratëve. Sigurisht, ndoshta po të marrim atë thelbin do të leverdiste më tepër në mënyrë më grosolane që Donald Trump të drejtonte sërish Shtëpinë e Bardhë, megjithatë mendoj se ky rezultat kaq i ngushtë, është vështirë ta thuash, është pyetje 1 milionë dollarëshe se kush do të dalë kush do të fitojë nga kjo garë kaq e fortë mes këtyre dy kandidatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  është një gjë se pak a shumë amerikanët me sistemin e tyre të votimit janë mësuar pak a shumë që të parashikojnë se kush mund ta fitojë garën, përfshirë këtu edhe manipulimet e mundshme apo ndërhyrjet nga jashtë./tvklan.al