Një kufomë është gjetur në një zonë të pyllëzuar pranë “Freskut”, në Dajt. Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Kodër Shupal dhe ishte i djegur plotësisht. Policia dyshon se kufoma ka një javë në pyll dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se ka qenë një bari i zonës ai që ka parë trupin e kufomës dhe më pas ka njoftuar policinë.
Policia pritet të transportojë skeletin në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa vijojnë edhe hetimet e policisë për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al