Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë pjesë një gjyshe e quajtur Valbona Kelmeni e cila ka ardhur për të rrëfyer historinë e saj të dhimbshme me të bijën dhe mbesën. Ajo ka treguar se vajza pas lindjes ka vuajtur nga depresioni i cili i është rënduar gjithnjë e më shumë. Ajo bënte veprime të pa menduara mirë, shëtiste nëpër qytete të ndryshme me vajzën e vogël në krahë dhe shpesh herë e gjente policia edhe nëpër kazanë mbeturinash.
Prej një vit e gjysmë e bija e zonjës jeton me një burrë i cili sipas saj e dhunon fëmijën dhe i ka hequr medikamentet kurative së bijës pasi sipas tij ato nuk i shërbejnë. Gruaja kërkon të dijë që mbesa është mirë. Veç ketij problemi ajo dhe bashkëshorti prej 1 viti flenë në çadër pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë.
Valbona Kelmeni: Kur vij unë nga puna gjej derën hapur dhe gocën nuk e gjej dhe lajmëroj policinë dhe e kishte marrë dhe vajzën e vogël. Policia më është gjendur shumë, më është bërë si shtëpi më kanë ndihmuar shumë. E gjenin gocën ku në Elbasan, ku në Tiranë, nëpër koshat e mbeturinave dhe pastaj mi sillnin të dyja.
Mirela Milori: Edhe mbesa gjendej në koshat e mbeturinave?
Valbona Kelmeni: Po po në Tiranë, e kanë gjetur nja 3-4 herë. Mbesa ishte vetëm 2 vjeç dhe e linte vend e pavend. Gjatë kurimit, vajza gjeti një burrë që jeton me të. Policia më njoftoi, më tha që ka gjetur një njeri na dha firmat që nuk do kthehem tek mami por do bashkëjetoj me këtë.
Mirela Milori: Mbesën deri kur e ke mbajtur?
Valbona Kelmeni: Mbesën deri në Janar të këtij viti. Ajo qëndroi një vit e gjysmë me atë dhe unë nuk e pranoja në shtëpi sepse ka ikur vend e pavend dhe ma ka torturuar mbesën.
Mirela Milori: Pse nuk të pëlqen burri i vajzës?
Valbona Kelmeni: Nuk më pëlqen sepse është fetar dhe ia ka hequr ilaçet dhe vajza është veshur me shami.
Mirela Milori: Pse ja ka hequr ilaçet?
Valbona Kelmeni: Sepse thotë hajd se besojmë në Zot. Një natë më ka marrë ky që jeton e më ka thënë hajde merre mbesën se unë nuk e mbaj dot më. Hipa taksinë nga Poliçani në Berat dhe vajta e mora. Ditën tjetër vjen vajza dhe bashkëshorti i saj në shtëpi dhe ma ka marrë prap vajzën. I thashë pse ma merr sepse t’i ke thënë që se mban dot. Më tha vajza jote nuk rri dot pa të dhe ma morën.
Pardje vajza erdhi për të bërë vaksinën dhe vajza e vogël është shumë e frikësuar, kur flas më thotë nëna nuk më lë Meti të vij të rri tek ty. Ai nuk do që unë të takoj mbesën, ta mbaj një natë e t’ja çoj prap, nuk do që vajza të pijë ilaçet. /tvklan.al