Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u vlerësua të hënën me çmimin Lojtari më i Mirë i Kuqezinjve për vitin 2024. Një trofe që e ka emocionuar mbrojtësin i cili për shkak të përgatitjeve të ndeshjes së Champions League të Atalanta në fushën e Barcelona, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Tiranë. Për të është një shtysë për të dhënë më shumë në fushë.

“Çmimi që mora jam shumë krenar dhe i lumtur dhe ky çmim më jep një shtysë më shumë tek Atalanta si gjithmonë dhe sigurisht për Kombëtaren. Falenderoj të gjithë lojtarët e Shqipërisë për këtë”.

Në intervistën e dhënë në televizionin e Atalanta ai tregoi edhe bisedën më të ëmën, e cila tërhoqi çmimin.

“Mamaja ishte shumë e lumtur që tërhoqi këtë çmim, por ishte nervoze për fjalën që do të mbante aty, por unë e qetësova dhe i thashë bëj ashtu si gjithmonë, sikur të flasësh me mua dhe e bëri shumë mirë”.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” e organizuar nga FSHF ku u vlerësuan më të mirët e vitit u transmetua direkt në Tv Klan. Ky eveniment ishte ndërtuar në formë spektakli si asnjëherë më parë.

Tv Klan