Anton Gurakuqi: “Nard Ndoka dhe ato njerëz që janë përreth tij nuk përfaqësojnë asgjë më në Partinë Demokristian dhe nuk është e rastësishme që Nard Ndoka del në të njëjtën orë në të njëjtën ditë, me kryetarin e PS me Edi Ramën dhe mbajnë të njëjtin qëndrim, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Shqiptar. Unë jam sot këtu për të thënë që PDK është një parti e koalicionit të djathtë, është një parti që është në mbështetje të kryeministrit, në mbështetje të qeverisë dhe ne jemi në bashkëqeverisje me PD dhe do jemi së bashku edhe në zgjedhjet e vitit 2009.”/tvklan.al