Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të takimit që skuadra e tij do të luajë ndaj Elbasanit të shtunën.

Tekniku i korçarëve, deklaroi se skuadra është e qetë dhe gati për këtë përballje, por shtoi se ka nisur stresi i përgatitjeve.

“Mund të them se jemi pak më të qetë, por përsëri filloi stresi dhe motivi tjetër. Kemi përballë një skuadër të mirë dhe të fortë si Elbasani. Ne jemi gati.

Situata është e mirë, përveç Nikajt, i cili është jashtë. Të tjerët janë mirë dhe kemi besim për lojë të mirë. Do bëjmë maksimumin dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv”, deklaroi Gvozdenovic.

Ndeshja mes Elbasanit dhe Skënderbeut, do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00. /tvklan.al