Hakerët iranianë u shpërndanë informacione në lidhje me fushatën elektorale të Donald Trump, njerëzve të lidhur me fushatën e Bidenit.
Zyrtarët amerikanë besojnë se informacionet e marra nga fushata e Trump janë dërguar me email në fund të Qershorit dhe në fillim të Korrikut përpara se ky i fundit të tërhiqej nga gara për president.
“Aktorët kibernetikë iranianë kanë vazhduar përpjekjet e tyre që nga qershori për të dërguar materiale të vjedhura, të lidhura me fushatën e ish-presidentit Trump në organizatat mediatike amerikane. Ky aktivitet keqdashës kibernetik është shembulli më i fundit i qasjes shumëplanëshe të Iranit për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të minuar besimin në procesin tonë zgjedhor,” tha FBI në një deklarate.
“Aktualisht nuk ka asnjë informacion që tregon se ata marrës janë përgjigjur,” thanë hetuesit. Në gusht, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin për nisjen e operacioneve kibernetike kundër fushatave të të dy kandidatëve presidencialë të SHBA-së dhe për shënjestrimin e publikut amerikan që synojnë nxitjen e mosmarrëveshjeve politike.
New York Times, Politico dhe The Washington Post thanë se u zbuluan informacione konfidenciale nga brenda fushatës së Trump, duke përfshirë verifikimin e kandidatit të tij, JD Vance por deri më tani, mediat kanë refuzuar të ofrojnë detaje.
Pasi Trump u plagos nga një person i armatosur gjatë një mitingu të 13 Korrikut në Butler, Pensilvani, zyrtarët amerikanë thanë se një kërcënim iranian për jetën e Trump detyruar Shërbimin Sekret amerikan si dhe FBI të shtojnë masat e sigurisë.
Klan News