Kjo ngjarje e madhe bamirësie është një traditë dypartiake në SHBA e cila mbahet çdo vit dhe tërheq elitën e Nju Jorkut.

Në event ishte i pranishëm ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ndërsa Kamala Harris zgjodhi të mos merrte pjesë, por të bënte fushatë në shtetin e Wisconsin, i cili është një shtet kyç në garën presidenciale të këtij viti.

Harris është kandidatja e parë për presidente që nga demokrati Walter Mondale në vitin 1984 që nuk merr pjesë në këtë ngjarje. Për këtë fakt ajo u sulmua nga Trump.

“Është një rregull. Duhet të vish në darkë. Duhet ta bësh ndryshe gjëra të këqija do të ndodhin për ty . Por kundërshtarja ime e ndjen të panevojshme të jetë këtu, gjë që është thellësisht mosrespektuese ndaj këtij eventi dhe në veçanti ndaj komunitetit tonë të madh katolik, shumë mosrespektuese”.

Harris zgjodhi t’i drejtohej të pranishmëve përmes në një video të regjistruar paraprakisht.

Darka e përvitshme bëhet për nder të një demokrati, Al Smith që kandidoi për president, por nuk fitoi. Mbrëmja mbledh fonde për shoqata bamirëse katolike. Darka është gjithashtu një mënyrë për të arritur tek votuesit katolikë, një zonë elektorale e rëndësishme në nivel kombëtar.

Sipas një sondazhi të publikuar këtë javë, Trump kryeson Harris-in në mesin e votuesve katolikë në shtetet e fushëbetejës si Michigan dhe Pennsylvania.

Klan News