Ky sezon i sapo nisur turistik në Durrës po konsiderohet si më i miri i këtyre viteve të fundit. Që në fillim të Korrikut, plazhet dhe hotelet janë të mbushura me pushues.
Shumë prej strukturave akomoduese janë të prenotuara në 100 përqind të kapacitetit të tyre jo vetëm përgjatë pikut të verës, por deri ne fund të Shtatorit. Ndaj dhe operatorët turistikë synojnë që sezonin ta shfrytëzojnë këtë bum turistik dhe përtej sezonit të verës.
Edhe pse Durrësi preferohet më shumë nga italianët dhe polakët, harta e turistëve nga shtetet prej të cilëve vijnë është zgjeruar.
Mikpritja, çmimet e arsyeshme, ushqimi, relievi dhe bukuria natyrore e Adriatikut janë disa prej pikave më të vlerësuara nga turistët.
Tv Klan