Një humbje që mund të evitohej, por që nuk i zbeh aspak shpresat e Kukësit për të vazhduar aventurën e tij europiane. Ky është mendimi i trajnerit, Hasan Lika.
Në konferencën për shtyp pas disfatës minimale në fushën e Austrisë së Vienës, tekniku është shprehur i bindur se me pak kujdes, skuadra e tij mund të merrte më shumë nga kjo sfidë.
Humbja 1-0 le të hapur kualifikimin në ndeshjen e kthimit, që Kukësi do të luajë në Shqipëri, ndërsa paraqitja në fushë e ka bindur Likën se skuadra e tij mund ta realizojë këtë mision të vështirë.
Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Europës, të enjten e ardhshme, në orën 19:30 në stadiumin “Elbasan Arena”. /TV KLAN