Një 58-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pasi i ka vendosur zjarrin një toke në pronësi të kushëririt të tij në fshatin Prush.
Sipas asaj që njofton Policia 58-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre ku është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.
Blutë gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar, të arrestuarit një mjet prerës thikë dhe një çakmak.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Vuri zjarr me dashje në tokën e kushuritit të tij, identifikohet dhe arrestohet 58-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushuririt të tij, në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
/tvklan.al