Zlatan Ibrahimoviç është gati të kthehet te Milan.
Gazzetta Dello Sport
shkruan se pret vetëm një telefonatë nga drejtuesit e klubit italian ku luajti për 2 sezone, nga 2010 deri në 2012. Sulmuesi 37-vjeçar mund të luajë për 6 muaj dhe shpërblimi që kërkon është 2 milionë Euro.
Ibra dëshiron të bindë në fushë që të ketë mundësinë të qëndrojë edhe për sezonin pasardhës. Milan është në pritje të kushteve të UEFA-s për shkak të fair play financiar që më pas të veprojë.
Zlatan Ibrahimovic u aktivizua te Los Angles Galaxy në kampionatin amerikan ku gjatë këtij viti realizoi 22 gola, por pa mundur të kalojë ekipin në fazën Play Off.
Tv Klan