Në një mbremje gala të organizuar nga shoqata e drejtoreve sportivë në Itali, Igli Tare është vlerësuar me çmimin si “Drejtori më i mirë sportiv i Serie A për vitin 2023”. I pyetur nga mediat pas ceremonisë, Tare dha vlerësimin e tij për trajnerin e Interit, Inzaghi, me të cilin ka bashkëpunuar para pak vitesh tek Lazio.

“Është një krenari edhe për ne pasi arritjet e tij janë fryt edhe i asaj çfarë ka mësuar tek Lazio. Jemi të gjithë të lumtur për titullin kampion që fitoi. Inter ishte skuadër e padiskutueshme këtë sezon. Trofeu ishte i merituar.”

Sa i përket të ardhmes, Tare nuk e ka me ngut të rikthehet në punën e e drejtorit sportiv.

“Do të bëj gjëra që kanë kuptim për mua. Do të rithehesha në një projekt ku t’ia vlente. Duhet projekti i duhur. Nuk e kam me ngut. Pres momentin e volitshëm.”

Igli Tare u nda me Lazion pas 14 vitesh si drejtor sportiv, i vlerësuar për lojtarët që zgjodhi të afrojë në klubin e kryeqytetit italian.

Tv Klan