Pasi shkruaji historinë, kurorëzuar me pjesëmarrjen në grupet e kompeticioneve Europiane, Ilir Daja largohet nga Ballkani. Tekniku ka kërkuar largimin nga skuadra e Superligës së Kosovës, ndikuar nga humbja e fundit në kampionat, kundër Malishevës.

Disfatë që duket se ka lënë shije të hidhur tek Daja, për ta arsyetuar me faktin se nuk ka çfarë të jap për klubin. Në reagimin e klubit në rrjetet sociale thuhet se drejtuesit do të japin maksimumin për të synuar trofe.

“Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha. Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonieri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë. FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njëjtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu. Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë”.


Nën drejtimin e skuadrës nga Suhareka, Daja fitoi tre tituj kampioni të Kosovës, një Kupë të Kosovës dhe një Superkupë, ndërsa e udhëhoqi Ballkanin dy herë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës. E ardhmja e teknikut pritet të jetë në stolin e Dinamo City, aty ku ka fituar titullin kampion në vitin 2008.

Klan News