Komisioni Evropian i bën thirrje opozitës qe te braktise protestën ne rruge dhe vazhdoje dialogun politik ne kuvend.
Gjate një takimi me Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, drejtori për Ballkanin Perëndimor ne KE, Pierre Mirel tha gjithashtu se, për proceset integruese te vendit ka rëndësi edhe funksionimi i parlamentit dhe pjesëmarrja e opozitës në sallë.
Pierre Mirel: “Përsa i përket pyetësorit te gjitha forcat ne Shqipëri duhet te ndihmojnë, dhe kjo do te thotë edhe parlamenti. Për këtë arsye është e nevojshme që opozita të jetë e pranishme. Ne një demokraci debati dhe diskutimet politik politike mund te bëhen vetëm në kuvend dhe jo ne rruge përndryshe do te këtë ndikim ne opinionin qe ne do te përgatisim”.
Ilir Meta: “Askush nuk i përkrah ultimatumet. Askush nuk e kthen kokën mbrapa në 28 Qershor, kështu që besoj që të gjithë ta kuptojmë se dialogu do të thotë demokraci. Nuk do të thotë ultimatum, nuk do të thotë destruktivitet”.
Ndërkaq, Mirel u prit në një takim edhe nga kryeministri Berisha, në të cilin u diskutua mbështetja e KE në integrimin e Shqipërisë, procesin e liberalizimit të vizave si dhe u vlerësua gjithashtu rëndësia e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha kritereve, standardeve dhe praktikave të nevojshme politike e ligjore, në mënyrë që këto procese të ecin përpara me shpejtësi./tvklan.al