Sinjale pozitive për Kristjan Asllanin. Pas fanellës së titullarit ndaj Venezias, mesfushori shqiptar po projektohet të jetë sërish në fushë. 22-vjeçari pritet titullarë ndaj Bolonjës këtë të mërkurë, kjo e ndikuar edhe nga dëmtimi i Hakan Çahanollu. Turku po i nënshtrohej rikuperimet nga dhimbjet muskulore dhe gjatë kësaj faze ka pësuar një tjetër lëndim. Bëhet fjalë për një tendosje të lehtë muskulore në këmbën e djathtë për të zgjatur edhe për disa ditë rikthimin në fushën e lojës.

Mungesa e Çahanollu në ndeshjet kundër Bolonjës, Empolit, Sparta Pragës dhe Leçes është thuajse e sigurt. Shpresa e stafit zikaltër është që ta rikthejnë në skuadrën për sfidën kundër Monakos, ndeshja e fundit e planifikuar për 29 janar në Champions League. Në rastin më të keq për turkun është rikthimi në fushë më 2 shkurt në derbin ndaj Milanit.

Në këtë mënyrë, Asllani do të gjej hapësira në mesin  e fushës, duke kërkuar besimin pas kritikave të shumta. Shqiptari ka luajtur në 14 ndeshje deri më tani, ku ka shënuar 1 herë në Kupën e Italisë dhe 1 asist në kampionat. Mungesa të sigurta do të jenë ato të Bisek, Joakim Korrea dhe Mikitarian, me armenin që nuk është rikuperuar plotësisht, teksa Açerbi do qëndrojë jashtë fushave për 10 ditë.

Klan News