Në Teheran po i jepet këtë të mërkurë, lamtumira e fundit presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Amir Abdollahian dhe 6 personave të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik me helikopter të së dielës në një zonë malore pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Siç duket edhe në këto pamje, si rrallëherë në ndonjë aktivitet, pjesëmarra e iranianëve në këto homazhe ishte masive. Ceremonitë nisën me një falje në xhaminë e madhe të Teheranit të drejtuar nga Ajatollahu Ali Kamenei. Ra në sy prania në falje e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije që jeton në arrati në Katar organizata e të cilit financohet nga Irani.
Përcjellja për në banesën e fundit e presidentit që ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare do të bëhet të enjten në qytetin e tij të lindjes Mashhad. Deri më 28 Qershor kur zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare, Irani do të drejtohet nga zv/presidenti Mohamed Mokber.
Tv Klan