Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Duhen dhe dy javë për të mësuar nëse Irlanda e Veriut do të ketë qeverinë e saj apo jo. Do të jetë 14 Korriku i cili do të vendos përfundimisht nëse tratativat për paqje do të kurorëzojnë ose jo me një ekzekutiv Irlandez. Tony Bleair dhe Bertie Ahren protagonistët e marrëveshjes së Irlandës kanë deklaruar se këto dy javë do të jenë një periudhë reflektimi për protestantët dhe katolikët drejt tratativave të paqes.

Për britanikun Blair palët në marrëveshje duhet të bëjnë kosultime dhe bsedime për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ndërsa për krahun politikë të IRA-s, Shein Fein duket se ka një erë positive në këto marrveshje. Xherri Adams ka deklaruar se çarmatimi nuk është pika kryesore e kësaj marrëveshje.

Ai ka thënë se do të bëjë përpjekje për unifikimin e faktorit politik të Irlandës. Ndërsa për protestantin Davide Trimble marrëveshja nuk ka një ndarje të drejt dhe të qartë të pesë pikave të saj. Por megjithëse Ahren dhe Bleair i kanë vendosur irlandezëve një marrëveshje për të firmosur e cila nga gjithë opinion shihet si hapi konkret për paqjen, duket se katolikët dhe protestantët e vendit të ashpër do ta kenë të vështirë të hedhin firmat pas saj./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori