Ismail Morina, personi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, mund të ekstradohet në Serbi. Aktualisht ai ndodhet në burg në Kroaci.

Sipas këtij vendimi të gjykatës së parë të Dubrovnikut, të publikuar nga

Opinion.al,

Ismail Morina pritet t’u dorëzohet autoriteteve serbe, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, lëshuar prej dy vitesh.

Familjarët e tij njoftuan se do ta çojnë në apel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Morina po mbrohet nga bashkëshortja e tij italiane, me profesion avokate.

Në Nëntor të vitit 2015, Ismail Morina ngriti dronin me mbishkrime nacionaliste në Stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjesh Serbi-Shqipëri.

Ky veprim solli reagimin e ashpër të publikut dhe lojtarëve serbë, provokoi përleshjen mes futbollistëve që çuan në braktisjen e ndeshjes.

Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”356″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]