Java e 11-të e Superiores, nis me dy përballje tejet interesante. Spikat “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë.
Pritet një përballje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kërkojnë me çdo kusht. Sfida do të luhet duke nisur nga ora 14:00, ndërsa paralelisht zhvillohet edhe përballja Laçi-Egnatia.
Të dyja këto ekipe, janë në kërkim të fitores në kampionat dhe triumfi kthehet në detyrim.
Trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët që do të hedhin në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA-VLLAZNIA
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Meta, Jonuzi, Soler, Jarmuni, Prengaj, Gjumsi.
Vllaznia: Qarri, Juriç, Sala, Bajrami, Jago, Krymi, Mala, Qato, Kahrimanoviç, Dodaj, Balaj.
LAÇI-EGNATIA
Laçi: Dajsinani, Kurti, Tresa, Kofi, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa, Da Lima.
Egnatia: Dobjani, Alijev, Veseli, Vuthaj, Lushkja, Bakajako, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ahmetaj, Fangaj.
/tvklan.al