Për shumëkënd ishte surprizues fakti që Jorida Tabaku dikur ka qenë pedagoge e Alketa Vejsiut.

Kur Jorida nisi karrierën e saj në fushën e pedagogjisë pranë “Universitetit të Tiranës”, në “Fakultetin e Ekonomisë”, mes studentëve në auditor ishte edhe moderatorja.

Por, si ishte Alketa si studente? E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Jorida Tabaku zbuloi se fillimisht e nisi me një paragjykim për Alketën, e cila asokohe ishte në hapat e parë në televizion.

“Të paragjykova sepse thashë: “Alketa, nuk është serioze. Bën shumë punë, punon në televizion”. Ti erdhe pas meje një herë dhe të nxora jashtë. Që nga ai moment, sa herë hyja në klasë ty të gjeja te banka e parë”.

Por, më vonë u surprizua.  “Ne punonim shumë edhe jashtë klase. Bënim detyra kursi, projekte, për të zhvilluar jo vetëm pjesën akademike, por edhe të prezantimin, komunikimin, si shitet një plan biznesi. Unë mbaj mend që ti ke bërë një plan biznesi atëherë dhe ke bërë një prezantim për produktet, marketimin e tyre. Ka qenë shumë impenjative, sepse janë shpenzuar më shumë orë jashtë klase se në klasë.”

Në fund, cili ishte rezultati? “Një dhjetë e merituar”, thotë Jorida, e cila shton: “Provimin ta kam lexuar dy herë se nuk e besoja se ishte bërë nga fillimi në fund për notën dhjetë. Dy herë thashë “Është i Alketës, apo jo?”. E ke marrë dhjetë “Menaxhimin Strategjik”.”

/tvklan.al