“Mua më pëlqen Majlinda Bregu nga e djathta, kurse nga e majta Eglantina Gjermeni për qetësinë që ka”, kështu është shprehur deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Kian: Jorida, çfarë është politika?

Jorida Tabaku: Diskutojmë si t’i bëjmë shkollat më të mira, si të bëjmë parqe për të luajtur, të keni mundësi më të mira.

Kian: Kush ju bën më shumë për të qeshur? Dhe ti e kthen kokën apo bën detyrat?

Jorida Tabaku: Unë nuk e kthej kokën. Fokusohem vetëm te detyrat dhe gjërat që dua të bëj.

Kian: Po shoqja jote e ngushtë në politikë kush është?

Jorida Tabaku: Bisedoj dhe bashkëpunoj me të gjitha, por shoqet i kam jashtë politikës. Mua më pëlqen Majlinda Bregu nga e djathta, kurse nga e majta Eglantina Gjermeni për qetësinë që ka.


/tvklan.al