Deputetja Jorida Tabaku ka mbajtur një profil të ulët të jetës së saj personale. Ajo është martuar përpara se të bëhej pjesë e politikës, me bankierin Sajmir Sallaku, me të cilin ka tre fëmijë: binjaket Arba dhe Iris dhe djalin Dren.
Ajo nuk ka folur asnjëherë mbi jetën romantike deri mbrëmjen e sotme kur u dorëzua përballë Piter Panistëve të vegjël në Tv Klan, duke treguar se si është njohur me partnerin.
Jordan: Po burri si ta mori ty zemrën ty, me çokollata?
Jorida Tabaku: Jo, ai nuk i ha ëmbëlsirat. Ma mori avash-avash. Ishte shoku im më i mirë dhe tani është edhe bashkëshorti im.
/tvklan.al