Jorida Tabaku ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku foli për politikën, por mbi të gjithë për jetën personale. E gjendur përballë dhjetë gazetarëve të vegjël ajo rrëfeu shumë të pathëna për fëmijërinë, fëmijët, bashkëshortin e jo vetëm.
Ajo u pyet nga Alketa Vejsiu mbi çështjet që janë sot primare për të në politikë, duke veçuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Jorida Tabaku: Kemi një sfidë shumë të madhe për rininë se po na largohen. Duhet të fokusohemi se si t’i mbajmë këtu, mos të na ikin. Asnjë nuk largohet nga vendi me dëshirë, jam e sigurt se të gjithë prindërit mërziten./tvklan.al