Në fjalën e tij nga Pallati i Kongreseve, kryesocialisti Edi Rama veçoi nga përfaqësuesit e PS në qarqe, deputetin Vullnet Sinaj. E mori si një shembull të mirë pune, krahas shumë të tjerëve sipas tij në radhët e së majtës. Ndërkohë, Sinaj u përlot nga fjalët e Ramës…
“Kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as për t’u dhënë këmbëve kur ka punë për të bërë. Vullnet Sina, është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta do thuhej në kafene, po ashtu i kishte edhe pa hyrë fare në skuadrën tonë. Nuk është i vetmi, por ja zura emrin se më tha se dua ta mbyll këtë rrugëtim. Kurrë, asnjëherë s’më ka shqetësuar për probleme personale, por më ka shkruar edhe pas mesnate nga puna e palodhur duke u kthyer nga një prej zonave më të varfra ku ka bërë atje sa një qeveri e tërë për njerëzit. Shembuj që nuk na mungojnë, që bëjnë punën më të madhe pa bujën më të vogëlk do përbëjnmë skuadrën për ndeshjen e ardhshme ku do hujmë jo vetëm për mandatin por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë së pandërprerë.”
Më tej, Rama u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të shprehin vullnetin e tyre me votë në zgjedhjet e 2025-ës.
“Sot nga kjo foltore e PS dua t’u them të gjtihë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë bashkë me mua në majën sfiduese të 2030-ës, që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e BE-së flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam, pikë referimi në rajon për rritjen ekonomike e sociale. Shqiptarëve që e duan Shqipërinë, Europën e Ballkanit. Hidhni hapin tuaj! Mandati ynë i 4-ërt do jetë i pakthyeshmërisë së sigurt të progresit të pandalshëm. Mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi e sfidat, dhe për ta mbyllur me sukses procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Kuvendit të ri nuk do t’i mjaftojë vetëm përvoja e deptuetëve me vjetërsi, ndërgjegjie, me përgjegjshmëri në përfaqësimin e PS. Por do t’i duhen dijet, aftësitë, dëshira e të rinjve që do e afrojë medoemos për sporvat e mandatit të katërt. Kam fjalën për figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme, me energji, ambicie e vullnet.
Pavarësisht pasurisë, vendoddhjes, gjinisë, moshës, mbiemrit…Në sektorin publik apo privat, me banim në Shqipëri apo jashtë dhe më vjen shumë mirë sot kur bëhet fjalë për ata jashtë vendit, kjo thirrje e hapur për të gjithë, bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur nga PS. Për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve do votojnë. Shqiptarët e Europës dhe më gjerë janë kontributë të mëdhenj në ekonominë. Prej kohësh duhet ta ushtronin të drejtën e zgjedhjes.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, sanksionimi i kësaj të drejte mori një kohë të gjatë, në mungesë të konsensusit politik. Por, kurrë s’është vonë për të vënë në vend një të drejtë të shqiptarëve të Greqisë, Italisë e më gjerë. Shqipëria është shtëpia juaj! Eksperienca e parë e platformës “Deputetët që duam” na ka shërbyer si bazë për platformën e re. E gjithë kjo periudhë kohe, do shërbejë për t’u dhënë aplikantëve mundësinë të organizojnë aktivitetin e tyre, do kenë kohën për të treguar aftësitë e tyre, duke ndërtuar profilin e nevojshëm konkurrues, si dhe në rrjetet sociale natyrisht. Sistemi krijon dhe më shumë konkurrencë, u jep grave dhe vajzave një hapësirë më të gjerë konkurrimi. Të mos ngurrojnë nëse diçka këtu në kraharor i nxit.
/tvklan.al