Lajme Arkiva 2004
Koalicioni shqiptar kundër korrupsionit, lëvizja “Mjaft” dhe “Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve” do të angazhohen për të qenë pjesë e procesit për një sistem zgjedhor të lirë, po ashtu në këtë konferencë për shtyp u deklarua se dialogu midis palëve politike është një nevojë për zhvillime demokratike në vend.
Fatbardh Kadilli: “Ne do të vazhdojmë të jemi një trup presioni mbi politikën. Deri më sot tryeza e diskutimit e sistemeve zgjedhore ka qenë ngushtësisht politike. Ne do ta çajmë këtë rreth vicioz. Përshëndesim çdo nismë e përpjekje që nxit dialogun konstruktiv mes palëve politike, por e konsiderojmë atë të pamjaftueshme dhe së bashku angazhohemi për të qenë pjesë e procesit , shprehje e vullnetit të qytetarëve për një sistem zgjedhor të lirë, të drejtë, të barabartë. Që të rikthejë besimin e qytetarëve te vota e lirë dhe të garantojë kështu të drejtën kushtetuese themelore”./tvklan.al