Në fund të bisedës në “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfyen emocionet e propozimit romantik për martesë dhe planet e së ardhmes, gazetari i “Stop”, Klinton Zeqiraj dhe partnerja e tij, Ekaterina Dubenik u gjendën përpara një pyetësori të shkurtër.
Përmes disa pyetjeve të thjeshta, çifti zbuloi karakteristikat që pëlqejnë më shumë te njëri-tjetri duke na zbuluar disa ‘sekrete’.
Rudina Magjistari: Karakteristika që ju pëlqen më shumë te tjetri, kryesore? Ekaterina, çfarë pëlqen më shumë ti te Klintoni?
Ekaterina Dubenik: Pozitivitetin.
Rudina Magjistari: Mirësinë, zemrën e mirë.
Klinton Zeqiraj: Unë pëlqej çiltërsinë, pozitivitetin dhe energjinë që e karakterizon, të gjithë, komplet.
Rudina Magjistari: Pjesa e trupit që pëlqen më shumë te Klintoni, ti?
Klinton Zeqiraj: S’kam bërë palestër zemër, kur të bëj çikë palestër…
Ekaterina Dubenik: Buzët, buzëqeshjen.
Rudina Magjistari: Po ti Klinton?
Klinton Zeqiraj: Sytë.
Rudina Magjistari: Sytë e bukur të Katerinës! Fjala që të thotë Klintoni më shpesh dhe që ty të pëlqen ta dëgjosh?
Ekaterina Dubenik: “Love” (dashuri).
Klinton Zeqiraj: Kemi një shprehje tonën që i themi njëri-tjetrit “bube”, domethënë ka lindur kështu vetë…
Rudina Magjistari: Ashtu gjithmonë, asnjëherë s’dihet sesi nisin këto dhe ngelen ashtu.
Klinton Zeqiraj: Është e vërtetë. Domethënë shprehja që ne përdorim më shpesh është “love” ndërsa Katerina mua më shkruan kur flasim ose jemi larg njëri-tjetrit “bube, ku je?”
Ekaterina Dubenik: Kur ai thotë “Katerina”, është ose me nerva, ose ka një muhabet./tvklan.al