Dështimi për t’u shpallur kampion bote në Katar 2022 mund të kishte sjellë pensionimin e Lionel Messit nga Kombëtarja. Ka qënë kapiteni argjentinas ai që ka zbuluar gjithçka. Në një podkast, Messi pranoi se mendonte të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar nëse nuk e fitonte turneun.
“Të bëhesh kampion bote ishte diçka magjike për ne, për familjet tona dhe për të gjithë vendin dhe do të na qëndrojë për një jetë. Sigurisht që do të isha larguar nga Kombëtarja po të mos ishim bërë kampionë, por për fat ne ishim të suksesshëm dhe i dhuruam Argjentinës një trofe tjetër.”
Ylli i Inter Miami ka shtuar se për momentin nuk e mendon largimin nga fushat e lojës dhe se do të tërhiqet nga futbolli profesionist sapo të ndalojë së shijuari futbollin. Aktualisht, 36-vjeçari Messi është lider i skuadrës në MLS.
Ai luan për klubin amerikan që nga vera e vitit 2023, pasi i skadoi kontrata me PSG-në. Në sezonin aktual, 8 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 5 ndeshje për Inter Miami në të gjitha garat.
Klan News