Komisioneri për zgjerim në BE, Olli Rehn ka adresuar kritika ndaj Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, vendet këto që kanë shprehur skepticizëm ne çështjen e zgjerimit të bllokut drejt Ballkanit perëndimor.
“Shumë njerëz shprehen se për shkak të recensionit ne duhet të ndalim zgjerimin. Ky është një perceptim totalisht i gabuar. Zgjerimi ka treguar edhe më parë, se ka pasur efekte të mëdha pozitive në Europë”- tha Rehn në një intervistë për gazetën britanike “Telegraph”.
Qëndrimet skeptike të këtyre vendeve ndaj Ballkanit janë cilësuar si politike, për shkak se qeveritë përkatëse janë vënë në qendër të kritikave lidhur me krizën ekonomike globale. Nga ana tjetër, e përditshmja prestigjioze, Financial Times shkruan në një koment te sajin se zgjerimi i mëtejshëm i BE do t’i japë energji dhe dinamizëm kontinentit europian. Sipas saj, zgjerimi i bllokut ka qenë gjithmonë një sukses./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj