Sali Berisha: “Ajo çka mund të themi dhe që është e qartë, një progres thelbësor është shënuar nga të gjitha institucionet e vendit në përmbushjen e detyrimeve tona, në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit janë rezultate të prekshme. Ligji përbën një bazë ligjore për të luftuar demonizimet, linçimet, diskriminimet e qytetarëve që gjenden në pakicë për shkaqe të ndryshme. Në tërësi mund të quhet një ligj konsensual për faktin se është konsultuar edhe me udhëheqësit e komuniteteve fetare. Është shumë e rëndësishme që sekretariati për zbatimin e tij të ngrihet sa më shpejt dhe ky ligj të zbatohet.”/tvklan.al