Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.

Po në këtë seancë nga GJKKO do të verifikohen edhe masat e sigurisë për 4 të akuzuarit e tjerë, dy prej tyre ende në kërkim.

Kryetari në detyrë i Himarës u arrestua të shtënën me kërkesë të SPAK nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” 2 herë.

Jorgo Goro akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2.

Këto prona, më pas iu shitën për investim strategjik biznesmenit Artan Gaçi, ish-deputet i PS./tvklan.al