U inaugurua njëri prej 4 segmenteve të unazës së vogël të kryeqytetit, ajo shtrihet nga rruga e “Kavajës” deri tek “Myslym Shyri” me një gjatësi 350 metra linear. Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama tha, se i gjithë ky segment do të ndihmojë qytetarët të qarkullojnë në trafik, pasi në të përveç automjeteve do të ketë korsi për lëvizjen e biçikletave, shërbimit urban dhe të emergjencave.
Edi Rama: “Kjo është një korsi që qytetarët do ta shikojnë çdo vit e më të pranishme në rrugët e kryeqytetit dhe kështu Tirana inkuadrohet në një politikë europiane kufizimit të trafikut për makinat dhe të hapjes së trafikut për transportin publik.”
Lëvizja në unazën e vogël do të jetë në sensin antiorar. Ndërsa projekti është hartuar në bazë të planit francez të qendrës së Tiranës./tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini