Kryeministri Sali Berisha kërkoi ne Mamurras votën e banoreve për programin e ri qeverisës.

I kurorëzuar si Programi për Shqipërinë Evropiane kryeministri theksoi liberalizmin e vizave brenda vitit te pare te mandatit te dyte si përfitimin kryesor për qytetaret shqiptare, shtuar këtu tejkalimin për nga standardet te 6 vendeve te BE. 

Si ne çdo takim ne bashki e komuna te vendit kryetari i qeverise zbardhi projektet e reja për zonën ku shquan rindërtimi i rrugës Fushë-Krujë-Mamurras- Milot me vlere 2 miliard leke, projekti për te cilën ka  përfunduar tashme.

Edhe për fermerët e Mamurrasit qeveria demokratike garanton se do te financojë çdo projekt të tyre qe synon te rrisë prodhimin.

Sali Berisha: “Fermerëve të Mamurrasit ju premtoj se qeveria ime do financojë çdo projekt të tyre për rritjen e prodhimit në frutikulturë, në bimë arash, do të financojmë, do të subvencionojmë të gjitha imputet dhe akzicën e naftës për çdo sipërfaqe të mbjellë”.

Ne fjalimin e tij kryeministri i ka kushtuar vëmendje te posaçme procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti, si dhe realizmit te zgjedhjeve me standardet me te mira ndërkombëtare. 

Ne Mamurras kryetari i qeverise u beri apel qytetareve te kontribuojnë ne realizimin e këtij objektivi madhor për vendin.

Sali Berisha: “Thirrja ime vëllazërore për ju është të gjithë ata që nuk kanë marrë letërnjoftimin dhe nuk kanë pasaportë sot dhe nesër të marrin letërnjoftimet dhe pasaportat. Me 28 Qershor në Shqipëri do jenë 500 vëzhgues nga mbarë bota. Ju bëj thirrje të votojnë në maturinë tonë. Evropa duhet të bindet se ne votojmë të lirë, votojmë sipas rregullave, votojmë sipas standardeve”.

Kryetari i qeverisë akuzoi serish kryesocialistin Edi Rama se po orienton politiken drejt interesave te tij personale.

Këtu kryeministri përfitoi nga rasti t’i beje thirrje socialisteve t’i bashkohen gjithashtu projektit evropian te PD.

Sali Berisha: “Me Edi Ramën e vërteta është në qoftë se ju keni parasysh që ai nuk pranon të vendoset në krye të listës ai nuk ka asgjë të përbashkët me ju. Ju ka zëvendësuar ju me 99-shat e tij, ju ka zëvendësuar ju me ata që ndanë lejet e ndërtimit. Me 28 Qershor të gjithë votoni 10. 10 është Mamurrasi evropian, 10 është Shqipëria Evropiane, 10 është Partia Demokratike”.

Koka: Berisha: Projekte madhore për turizmin

Ne Ishëm te qarkut Durrës kryeministri Berisha do te fokusohej tek turizmi. Zona shquan për potencialet e saj ne këtë drejtim dhe për këtë qeveria ka gati projekte për zbatim.

Sali Berisha: “Projekti i Ishmit evropian është realisht një projekt ndofta më madhështorët në Shqipëri, pasi potenciali juaj turistik është një potencial i jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe shumë shpejt në këtë zonë jo një po disa miliard euro investime janë të parapërgatitura për të ardhmen”./tvklan.al