Do ta ratifikojë apo jo Çekia traktatin e Lisbonës, është kjo çështja që po lë pezull Bashkimin Evropian.

Në fakt një përgjigje diplomatike për këtë pyetje një milionë dollarëshe e dha kryeministri çek ,Ian Fisher, i cili pati një takim krejt të veçantë në Bruksel me komisionarin evropian, Jose Manuel Barroso dhe kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeld.

Ian Fisher: “Jam plotësisht i bindur se nuk ka asnjë arsye që Europa të jetë në ankth. Problemi në republikën çeke nuk është po-ja ose jo-ja ndaj traktatit të Lisbonës, sepse ratifikimi i traktatit është vetëm çështje kohe.”

Takimi mes të treve ishte i veçantë sepse në fakt u bë nëpërmjet internetit për shkak të një problem me avionin e Fisher.

Vota pro e Irlandezëve ndaj këtij traktati ishte një prej pengesave më të mëdha të hyrje në fuqi të dokumentit që e bën Bashkimin Evropian një supershtet.

Tani ky proces mbetet në duart e presidentëve polakë dhe çekë. Lech Kaczinski pritet ta nënshkruajë së shpejti dokumentin por qëllimet e presidentit cek, Vaslav Klaus, janë jo shumë të qarta.

Mjegullës informatike iu shtua edhe heshtja e Fisherit gjatë pjesës më të madhe të videokonferencës. 

Barroso dhe Reinfeld deklaruan se nuk kanë ndërmend ti bëjnë presion Çekisë, por nga ana tjetër ata kërkojnë siguri në ratifikimin e marrëveshjes, e cila i hap

përfundimisht rrugën zgjerimit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor./tvklan.al