Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar me turin e saj “Gratë për fitore” në Lushnjë ku ka zhvilluar një takim me gratë të këtij qyteti. Në fjalën e saj kryeparlamentarja është ndalur në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Sipas Topallit në mandatin e dytë qeveria do të vazhdojë të punojë për të ulur varfërinë dhe për të rritur investimet në të gjitha fushat.

Jozefina Topalli: “Flas për gratë që luftojnë për të mundur sëmundjen. Unë flas këtu në Lushnje bashkë me ju, por unë flas në fakt me gratë që luftojnë edhe kundra kancerit. Flas për gratë që rrisin fëmijë, flas për gratë që vuajnë nga dhuna në familje, flas për ato që janë vetëm. Do vazhdojmë të mbështesim personat me aftësi të kufizuar edhe më shumë do e bëjmë edhe me fort do i mbështesim.”

Gjatë takimit që kryetarja e Kuvendit Topalli pati me gratë e Lushnjës, ajo i garantoi se qeveria do të jetë gjithmonë në mbështetje dhe në ndihmë të tyre./tvklan.al