Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Servet Pëllumbi:- “Unë në takimin që kam bërë me kryetarin e komisionit dhe disa anëtarë të tij, kam shprehur mospranimin tim të vendosur, për faktin që deputetëve, kushdo qofshin ata, iu është mbyllur dera e një institucioni, siç është bashkia. Deputeti në bazë të statusit, ka të drejtë hyjë në çdo institucion dhe nuk mund të pengohet. Problemet e brendshme si komision që keni ju, janë probleme fillestare, që mund dhe duhet të zgjidhen. Janë refleks i asaj lufte që u bë derisa u ngrit ky komision, por unë iu bëjë thirrje gjithë anëtarëve të komisionit, ta shohin me gjakftohtësi punën e tij, t’i nënshtrohen të gjitha kërkesave të ligjit, me qëllim që puna e këtij komisioni, të mos e tensionojë më tej situatën politike, por përkundrazi, t’u jap përgjigje atyre akuzave verbale, që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen, në adresë të njërit ose tjetrit. Kjo është detyra e këtij komisioni. Prandaj unë do të kërkoja nga anëtarët e komisionit, që ditën e nesërme, qoftë edhe me prezencën time, të mblidhet dhe të normalizohet puna e tij, që gjëra të tilla të mos ndodhin në të ardhmen”./tvklan.al