Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin ka bërë të mundur transportimin e 178 shqiptarëve, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.

Në një njoftim të Policisë së Shtetit thuhet se

“të tjera fluturime riatdhësimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit”.

Vetëm në këto dy muaj, sqaron policia, janë kryer 156 operacione riatdhësimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhësuar 1 044 persona.

/tvklan.al