Një 11-vjeçare u qëllua për vdekje brenda shtëpisë së saj, pasi persona të panjohur hapën zjarr nga një makinë në lëvizje. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Las Vegas, SHBA. E mitura u gjet brenda në shtëpi me disa plagë në trup. Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte. Autoritetet policore gjetën gjithashtu një 19-vjeçar të plagosur rëndë pranë vendit të ngjarjes.
Nga hetimet e para dyshohet se plumbat që vranë të miturën erdhën nga një automjet që qëlloi me breshëri dhe dyshohet se pas të shtënave qëndrojnë disa persona. Aktualisht hetuesit po përpiqen të përcaktojnë lidhjen mes të dyshuarve dhe viktimës. Sipas amerikanes “Fox 5”, momentalisht ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë nëse vrasja e 11-vjeçares ishte aksidentale, apo e qëllimshme.
/tvklan.al